Kupa e Botës 2026 ka mbaruar – të paktën për ekipin e Zvicrës.
Ajo që ia vlen të thuhet është se kombëtarja zvicerane luajti turneun e vet më të mirë ndonjëherë dhe arriti në çerekfinalet e Kupës së Botës.
Atje, turneu përfundoi në mënyrë dramatike në kohën shtesë kundër Argjentinës.
Të martën, ekipi kombëtar zviceran u prit në sheshin Turbinenplatz në Cyrih. Mijëra tifozë festuan me Xhakën dhe shokët e tij të ekipit.
“Shpresoj se arritëm t’ju bëjmë të lumtur!”, tha Granit Xhaka. “Grupi jonë është i veçantë. Nuk kemi emra të mëdhenj, por kemi një grup dhe një frymë ekipi shumë të veçantë. Është e vështirë të kuptosh se çfarë kemi arritur. Në fund, mund të jemi krenarë për atë që kemi arritur. Tani po shkoj me pushime dhe po shijoj familjen time. Pastaj vazhdojmë. Por me fëmijët, nuk ke kurrë pushim gjithsesi. Tani është një lloj pune tjetër!”
Mediat zvicerane raportojnë se atmosfera në sheshin Turbinenplatz ishte fantastike.
