Të fundit

Haziri flet për nënshkrimet në LDK: Sekretariati do t’i verifikojë dhe do t’ia dorëzojë Kryesisë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, në një prononcim për Ekonomia Online ka deklaruar se kërkesa për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, pas dorëzimit të nënshkrimeve nga disa anëtarë të partisë, do të trajtohet në përputhje me procedurat e brendshme dhe Statutin e LDK-së.

I pyetur nëse është diskutuar kjo çështje dhe kur pritet të thirret Kuvendi, Haziri tha se procesi është në kompetencë të sekretariatit të partisë.

“Është trajtuar në rrugë procedurale. Proceduralisht e trajton sekretariati, sipas normave të brendshme politike. Unë besoj se kjo është një çështje që statuti i LDK-së e ka rregulluar dhe LDK-ja di ta vetëmenaxhojë të gjithë këtë proces politik, nga i cili ne do të dalim më mirë në fund”, deklaroi Haziri.

I pyetur se çfarë do të ndodhte në rast të shkarkimit të kryetarit Lumir Abdixhiku, Haziri reagoi duke thënë se pyetja ishte paragjykuese.

“Po paragjykoni, po na gjykoni përmes pyetjeve”, u shpreh ai.

Më tej, Haziri theksoi se kërkesat politike nuk trajtohen përmes procedurave, por shtoi se rregullat statutare do të respektohen plotësisht.

“Kërkesat politike nuk trajtohen me procedura. Por, meqenëse ka norma të tilla që rregullojnë mënyrën e sjelljes dhe të organizimit tonë, ne i respektojmë ato deri në fund. Unë mendoj se do të vazhdohet të punohet në dy binarë: binari i parë është shqyrtimi i kërkesës së nënshkruesve, të cilët janë delegatë dhe përfaqësues të elektoratit të LDK-së. Binari i dytë është kryetari i LDK-së dhe zyra e tij, me autorizime të plota për t’i menaxhuar këto procese politike sipas kërkesës. Kërkesa është procedurale, prandaj në rrugë procedurale edhe do të trajtohet. Ndërsa ato çështje që janë politike, do t’i trajtojmë politikisht dhe bashkërisht”, tha Haziri.

I pyetur nëse janë verifikuar nënshkrimet e dorëzuara, nënkryetari i LDK-së sqaroi se kjo mbetet përgjegjësi e sekretariatit.

“Çështjen e verifikimit sekretariati e kryen me kohë, i verifikon dhe ia dorëzon kryesisë” shtoi Haziri.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci