Të fundit

Ekskluzive: Hetime kundër anëtares së KPK-së për pagesat nga federata e Agim Ademit

Elza Bajrami është vendosur nën hetim nga Prokuroria Speciale.

Prokuroria Speciale ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nisë hetime lidhur me rastin e Elza Bajrami-Kastratit, ish-zëvendëskryeprokurores së Prishtinës, lidhur me pagesat që ajo mori nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Ish-prokurorja, aktualisht anëtare e Këshillit Prokurorial të Kosovës, po hetohet lidhur me pagesat që kishte marrë nga Federata e Futbollit të Kosovës, një institucion që drejtohet nga Agim Ademi, të cilin ajo e kishte ndjekur penalisht, ka mësuar Paparaci nga burime të sigurta.

Burimet i kanë bërë të ditur Paparacit se Prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës të mbledh informacione, përfshirë mbledhjen e dokumentacionit që lidhet me rastin e Elza Bajrami-Kastratit.

Zhvillimi vjen disa javë pasi një hulumtim i Paparacit nxori në pah pagesat Bajramit nga Federata e Futbollit.

Sipas hulumtimit, Bajrami kishte pranuar pagesa nga FFK-ja, ndonëse ajo, në cilësinë e prokurores, kishte ndjekur penalisht vetë Agim Ademin në një rast ku ai gjykohej për veprën penale “detyrim në tentativë”.

Në nëntor të vitit 2024, rreth një vit e gjysmë pasi Agim Ademi ishte liruar nga akuza për detyrim, prokurorja Elza Bajrami-Kastrati kishte nisur angazhimin e saj me pagesë si “anëtare komisionesh” në FFK, dëshmon raportimi i Paparacit. Për rreth dy vite, për këtë angazhim ka përfituar rreth 4,500 euro.

Angazhimi i saj me punë në federatën të cilën e drejton Agim Ademi, dyshohet se është kryer pa përfillur procedurat dhe në kundërshtim me ligjet që rregullojnë punën e prokurorëve.

Bajrami-Kastrati vazhdon ende të jetë e punësuar në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Paparaci dërgoi të premten pyetje në adresë të Prokurorisë Speciale lidhur me nisjen e hetimeve për rastin e Bajramit, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk mori përgjigje. /Paparaci.com

Raporti i dyshimtë – prokurorja që ndoqi penalisht Agim Ademin u pagua nga FFK-ja

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci