Të fundit

Deklarata e ministres serbe, DASh: Udhëheqësit politikë në Ballkan të përdorin gjuhë konstruktive

Deklarata skandaloze e ministres serbe, Snezhana Paunoviq, për spastrim etnik në Kosovë, ka nxitur reagime gjithandej.

Për rastin ka reaguar edhe ShBA-ja, ku një zëdhënës i Departamentit të Shtetit ka thënë për Klankosova.tv se prioritet i tyre në Ballkanin Perëndimor është paqja dhe se në kuadër të kësaj, normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm.

Tutje, në këtë përgjigje, Uashtingtoni zyrtar thotë se inkurajon udhëheqësit politik që të përdorin gjuhë që i ndihmon këtij synimi.

“Prioriteti i ShBA-së në Ballkanin Perëndimor është paqja dhe stabiliteti. Normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është një pjesë e domosdoshme e kësaj. Ne i inkurajojmë udhëheqësit politikë të përdorin gjuhë konstruktive për të çuar përpara këtë qëllim me mirëbesim”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Për rastin ka reaguar edhe Britania e Madhe, e cila deklaratat e Paunoviqit i ka konsideruar “të neveritshme”.

“Ne i dënojmë deklaratat e ministres serbe Snezhana Paunoviq, përfshirë referencat e saj për spastrimin etnik të Kosovës. Ato janë plotësisht të neveritshme dhe nuk kanë vend në shoqërinë e sotme”, është në reagimin e MPJ-së britanike, përmes Ambasadës së saj në Prishtinë.

Reagime ka pasur edhe nga Marta Kos, komisionerja për Zgjerim e BE-së, e cila ka thënë se pret që pas një deklarate të tillë “të tmerrshme”, Paunoviq të mos jetë më në detyrë.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci