Të fundit

Stuhia dhe reshjet e forta goditën edhe Lipjanin, dëme të konsiderueshme

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e fuqishme që kanë përfshirë territorin e Komunës së Lipjanit kanë shkaktuar dëme në sektorin e bujqësisë, infrastrukturën publike dhe rrjetin energjetik.

Përmes një njoftimi, Komuna e Lipjanit bëri të ditur se si pasojë e kushteve atmosferike janë evidentuar dëme në kulturat bujqësore, ndërsa janë prekur edhe objekte të infrastrukturës publike, përfshirë shkollën në Gadime, Sallën Sportive dhe shtigjet e ecjes.

Sipas komunës, në disa segmente janë rrëzuar drunj, duke paraqitur rrezik për kalimtarët, ndërsa në disa lokalitete janë dëmtuar dhe rrëzuar edhe shtylla elektrike, çka ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

“Ekipet e shërbimeve publike, në bashkëpunim me strukturat emergjente dhe institucionet përkatëse, kanë dalë menjëherë në terren dhe po punojnë në vlerësimin e situatës, sanimin e dëmeve dhe largimin e pengesave, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe rikthimin e gjendjes në normalitet”, thuhet në njoftim.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në zonat e prekura dhe të shmangin qëndrimin pranë objekteve, pemëve dhe shtyllave të dëmtuara, të cilat mund të paraqesin rrezik.

Po ashtu, qytetarëve u është rekomanduar të jenë të kujdesshëm edhe gjatë ditëve në vijim, pasi sipas parashikimeve meteorologjike priten reshje intensive dhe erëra të fuqishme.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci