Të fundit

Ymeri: Synimi për ta kapur Këshillin Prokurorial është shprehur prej kohësh

Analisti Visar Ymeri ka deklaruar se tendenca për ta vënë nën kontroll Këshillin Prokurorial të Kosovës është shfaqur shumë kohë më parë, përmes iniciativave që, sipas tij, janë paraqitur si reforma në sistemin e drejtësisë.

Në emisionin “VV Show” të gazetarit Vehbi Kajtazi, Ymeri tha se këto reforma kanë pasur dy qëllime kryesore.

“Tendenca për me kap Këshillin Prokurorial është shprehë shumë ma moti para se me ndodh, në kuptimin e të gjitha ideve në ciklin që e quajshin reformim të sistemit të drejtësisë. Ne e kemi pa që i kanë dy qëllime kryesore. E para është kapja përmes shpërfilljes totale edhe të të drejtave kryesore bazike të njeriut, siç është parë te Byroja dhe te procesi i vetingut”, tha Ymeri.

Sipas tij, qëllimi i dytë lidhet me kontrollin e institucioneve të drejtësisë, për të cilin tha se është vlerësuar edhe nga përfaqësues të Bashkimit Evropian si një tendencë për hakmarrje.

“Edhe kontrolli për qëllime kryesore, e që edhe nga përfaqësues të Bashkimit Evropian është cilësuar si tendencë për hakmarrje. Kjo është përshtypja që e kanë krijuar nga takimet me përfaqësues të Qeverisë Kurti”, deklaroi Ymeri.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci