Analisti dhe gazetari Vehbi Kajtazi ka deklaruar se kryeprokurori është i shantazhueshëm për shkak të lidhjeve me një biznesmen.
Sipas Kajtazit, një rast që lidhej me biznesmenin Ragip Mustafa është mbyllur pasi iu mor një prokuroreje tjetër.
Në emisionin VV Show, gjatë debatit me analistin Visar Ymeri tha se “Ka pasur një rast ndaj një biznesmeni të fuqishëm, siç është Ragip Mustafa, i cili është dëshmuar me dokumente nga një institucion gjerman që i ka përdorur letrat falso për një tender multimilionësh. Këtë rast e ka pasur një prokurore tjetër dhe ky ia merr dhe ia mbyll hetimin. Sot ka banesë te Ragip Mustafa, pronar i së cilës është Beni Dona, dhe këto të gjitha i di pushteti”, ka përfunduar analisti Kajtazi.
