Të fundit

Lushtaku: Sejdiu është i pranueshëm për nënkryetar të Prishtinës

Nënkryetari i Skënderajt dhe i PDK-së, Sami Lushtaku ka folur për mundësinë që Dardan Sejdiu ta merrte postin e nënkryetarit në Komunën e Prishtinës.

Lushtaku tha se e respekton Sejdiun, por tha se nuk mjafton vetëm kjo.

“Nuk më takon mua të flasë. Dardani është i respektueshëm për mu, sikurse që është edhe për shumë qytetarë, kështu që unë respektin ndaj tij e kam, por nuk besoj që mjafton. Për mua cilin të vendos kryesia (nënkryetar) është i pranueshëm, e sidomos Dardani”, tha ai për Periskopin.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë mbrënë në Pressing se do të dëshironte që Sejdiu të bëhet pjesë e këtij subjekti politik.

“Unë shpresoj që z. Dardan Sejdiu t’i bashkëngjitet PDK. Do të dëshiroja..”, ka thënë Çitaku.

Vazhdon “linçimi” i Dardan Sejdiut nga anëtarësia e PDK-së

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci