Të fundit

Kuçi e akuzoi për afrimitet me pushtetin, reagon organizatorja e protestës

Aktivistja e shoqërisë civile, njëra nga organizatoret e protestës “Asni cent ma shumë”, Liridona Sijarina, i ka reaguar Natyra Kuçit të PSD-së pas akuzave ndaj saj për afrimitet me qeverinë Kurti.

Kuçi, tha të shtunën se Sijarina, bashkë me një aktiviste tjetër që mbajtën fjalim para protestuesve të mërkurën, është e afërt me qeverinë.

“Të njëjtat shkallë, e njëjta hyrje, ama policia po rrinë qashtu qysh duhet me nejt policia, vecse vajzat me megafon janë proqeveritare”, tha Kuçi, në një shkrim të cilit ia bashkëngjiti një fotografi ku shfaqej Sijarina duke mbajtur fjalim para hyrjes së qeverisë.

Ndërkaq, Sijarina kritikoi idetë politike të PSD-së së Kuçit.

“Kur protesta shndërrohet në spektakël në saje të së ciles zvarritet në publikë nji grupacion, politikja pamundësohet. Vec une besoj qe per me ba politike, disa zinxhire duhen kepute e do burra duhen m’u tejkalu”, tha Sijarina në një reagim të shtunën.

“P.sh, ne rastin e grupacionit qe e perfaqeson Natyra Kuci, “vrasja e babait” si qeverisës, moral e ide drejt të cilit priremi, është urgjente dhe përcaktuese e t’banunit politikë”, vijoi ajo. “Krijimi e projektimi i eterve edhe aty ku nuk ka, e lënë njeriun në fazë infantile, t’pa aftë me menu a vepru vetë, përherë si vartës/e.”

“Asni cent ma shumë”, është emërtimi i grupacionit që organizuan protestën e mbajtur të mërkurën kundër ngritjes së çmimit të energjisë elektrike. Tri ditë më vonë, protestë për të njëjtën kauzën organizoi Partia Socialdemokrate. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci