Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar ndaj Prindon Sadriut , bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani i cili në një status në Facebook i ka quajtur mediat “Ndërmarrje e përbashkët kriminale”.
AGK ka dënuar gjuhën e përdor nga Sadriu ku e ka quajtur gjuhë denigruese dhe të papranueshme dhe se paraqet presion direkt në punën e mediave.
AGK-ja është e alarmuar me gjuhën denigruese që Zotëriu i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, ka përdorur ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë duke i quajtur ato “ndërmarrje të përbashkëta kriminale”.
