Të fundit

Stoltenberg: Roli kyç i NATO-s është sigurimi i paqes në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar mbrëmë se roli kryesor i NATO-s në Kosovë është të sigurojë paqen në Kosovë, të mbështesë dialogun dhe të mundësojë lëvizjen e lirë për të gjithë, transmeton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

Stoltenberg ka thënë se NATO asnjëherë nuk ka detyruar asnjë vend të anëtarësohet në NATO, duke komentuar refuzimin këmbëngulës të Serbisë të mos hyjë në Aleancë.

“Ky është vendim i Serbisë, dhe NATO-ja e respekton, siç respekton vendimet e Suedisë dhe Finlandës, të cilat janë partnerë të ngushtë me ne, por nuk janë anëtarësuar në NATO”, ka theksuar Stoltenberg.

Stoltenberg ka shtuar se Aleanca ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe parandalimin e konflikteve, si dhe në gjetjen e një zgjidhjeje politike përfundimtare në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se mbështet Bashkimin Evropian, i cili po ndihmon në atë dialog.

“Roli kyç i NATO-s në Kosovë është të sigurojë paqen, të mbështesë dialogun dhe të sigurojë lirinë e lëvizjes në Kosovë”, ka theksuar ai.

Duke folur për praninë e Aleancës në Ballkan, Stoltenberg ka thënë se NATO ka zyre në Sarajevë, forcat e KFOR-it në Kosovë dhe ka përkujtuar se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë anëtare të NATO-s. Ai ka theksuar se roli i Aleancës në Ballkanin Perëndimor është parandalimi i konflikteve të reja.

Ai ka përmendur se mandati i tij dhjetëvjeçar në krye të NATO-s përfundon sivjet, më 1 tetor dhe se në fund të vitit do të marrë detyrën e guvernatorit të Bankës Qendrore në Norvegji./Paparaci

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci