Të fundit

Mediat serbe ia cilësuan këngën skandal, reagon Leonora Jakupi

Këngëtarja kosovare, Leonora Jakupi së fundmi ka publikuar këngën e saj më të re e cila titullohet “Komandant”

Kënga i është kushtuar  pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Kënga e saj nuk u prit mirë nga mediat serbe të cilat në artikujt e tyre e cilësuan si skandal.

Njëri ndër ta ishte edhe një titull i një gazete: “Skandal: Këngëtarja shqiptare vendos një kapelë me shenjën Uçk dhe këndon për nder të terroristëve”.

Foto: Leonora Jakupi/ Instastory
Foto: Leonora Jakupi/ Instastory

Kjo ka bërë që reagimi i Leonorës të jetë i menjëhershëm në profilin e saj në Instagram, meqë rast postoi një Instastory dhe disa fjalë.

“Skandal jo por krenari, terrorista jo por çlirimtar”, ka shkruar Leonora.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci