Policia ka arrestuar një person në Gjilan, pasi i njëjti ka kanosur një zyrtar policor.
Sipas raportit të policisë kanosja është është bërë me 17 shkurt.
“Rr. Muharrem Ibrahimi, Gjilan 17.02.2022-22:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur zyrtarin policor”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.
