Më 18 shkurt u mbajt finalja e madhe e “Big Brother Vip Albania”, ku fitues u zgjodh balerini shqiptar, Ilir Shaqiri.
Në finale ishin, Donald Veshaj, Beniada Nishani, Einxhel Shkira, teksa pjesëmarrës në studio ishin pothuajse të gjithë ish-banorët.
Aktori, Igli Zarka i cili hyri në ditën e 29-të në shtëpinë e famshme, e vetëm pas gjasthtë ditëve u largua për shkaqe shëndetësore, nuk u pa të premten mbrëma.
Po ashtu as Klaudio Nika nuk ishte pjesë e natës së finales.


