Të fundit

Ramiz Lladrovci flet në telefon me Hashim Thaçin dhe Rexhep Selimin

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur se sot është telefonuar nga ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi.

Lladrovci tha se kjo ishte një nga bisedat më emocionale në jetën e tij dhe se që nga shkuarje e tyre në Hagë.

Ai ka falënderuar të dy për thirrjen, gjersa shtoi se ata u mungojnë jo vetëm miqve dhe familjarëve por edhe shtetit.

“Ndër bisedat e mia më emocionale në jetë, ishte biseda e sotme telefonike me miqtë e mi, Hashimin dhe Rexhepin. Bisedat ishin plot ndjeshmëri, sepse, për herë të parë prej se ndodhen në Hagë, pata rastin të flas e ndëgjoj zërin e tyre”, shkroi Lladrovci në Facebook.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Ndër bisedat e mia më emocionale në jetë, ishte biseda e sotme telefonike me miqtë e mi, Hashimin dhe Rexhepin.

Bisedat ishin plot ndjeshmëri, sepse, për herë të parë prej se ndodhen në Hagë, pata rastin të flas e ndëgjoj zërin e tyre.

Ish presidenti, Hashim Thaçi dhe UÇK-ja është pjesë e pandashme e historisë tonë, krenarisë dhe dinjitetit nacional.

I falënderova për thirrjen miqtë e mi, Hashimin dhe Rexhën dhe ju thash se ju i mungoni jo vetëm familjeve, shokëve e miqve, por edhe Republikës së Kosovës, shtetit e shtetësisë tonë.

Faleminderit, ish President, miku im Hashim, faleminderit Rexhë!

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci