Të fundit

Ndalimi i prodhimit, qindra punonjës të Ferronikelit protestojnë para qeverisë

Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të Ferronikelit ka mbajtur sot para objektit të Qeverisë së Kosovës, protestën e paralajmëruar dy ditë më parë.

Në protestë dolën qindra punëtorë të ndërmarrjes, të cilët mbetën tash e 20 ditë të pa punë.

“Nuk duam të jemi në rrugë, por në fabrikë”,”Punëtorët nuk janë privatizuar”,”Qeveri, na trajtoni si aset me vlerë”,”Qeveri, dëgjoj kërkesat tona”, këto ishin vetëm disa nga mbishkrimet në pankartat që protestuesit mbanin në duar.

Kjo protestë u organizua si pasojë e ndalimit të punës së gjigantit metalurgjik dhe mosinteresimit ndaj punëtorëve të “NewCo Ferronikeli”.

“Protesta thirret si pasojë e mungesës së interesimit nga ana e qeverisë për gjendjen e rreth 1,000 punëtorëve të kompanisë, të cilët që nga 8 tetori janë të papunë. Kërkesë do të jetë trajtimi serioz institucional i kësaj çështjeje për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejt”, shkruhej në komunikatë ditë më parë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci