Autoritetet në Kiev u kanë thënë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi për të shmangur “operacionet ushtarake aktive” në rrethin Obolon, në veri të qendrës së qytetit, raporton Reuters.
Ndërkohë drejtori rajonal i Unicef-it ka thënë se agjencia është ende duke u përpjekur të shohë se cila infrastrukturë civile është goditur.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, njoftuan autoritetet në Kiev.
Presidenti rus, Vladimir Putin, konfirmoi se ka nisur, siç tha, një operacion “special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës.
