Liverpooli ka fituar trofeun e Carabao Cup, duke e mposhtur në finale Chelsean pas ekzekutimit të penalltive.
120 minuta nuk mjaftuan që të përcaktohej fituesi dhe penalltitë ishin opsioni i fundit, shkruan Gazeta Express.
Pas 120 minutave, rezultati ishte ai i fillimit, 0:0.
Në minutën e 67, Joel Matip shënoi, por goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.
Kështu, ndeshja shkoi në vazhdime, ku as 30 minutat shtesë nuk mjaftuan për t’u shënuar gol.
Pas ekzekutimit të 120 penalltive, ishte Liverpooli që triumfoi 11:10, pasi vetëm portieri i Chelseas, Kepa e humbi 11-metërshin.
