Të fundit

Telefoni, arma më efektive e presidentit ukrainas

Shkruan Patrick Wintour, The Guardian / Përktheu Paparaci

Në një varg telefonatash nga Kievi i rrethuar, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bindur perëndimin të bie dakord për një sërë sanksionesh kundër Rusisë që ishin të paimagjinueshme një javë më parë.

Duke vërejtur sesi opinioni publik evropian po i përgjigjet trimërisë së popullit të tij, Zelensky ka qenë vazhdimisht në telefon me liderët perëndimorë, duke përdorur Twitter-in për të nxitur, inkurajuar, qortuar dhe lavdëruar aleatët e tij.

Në këtë proces, sanksionet e konsideruara si të pamendueshme një javë më parë janë kthyer në një bazë morale. Ritmi me të cilin perëndimi ka rënë dakord për sanksionet e reja ka lënë gjithashtu avokatët, zyrtarët dhe bankierët të mundësi shpëtimi.

Zyra e një lideri evropian tha: “Ne jemi të nderuar nga ai. Ai mund të mos jetë në gjendje përfundimisht të shpëtojë Ukrainën, ose të ndryshojë Rusinë, por ai po ndryshon Evropën.”

Shikojeni diplomacinë e së shtunës. Zelensky e hapi një ditë tjetër në vijën e frontit diplomatik përmes një telefonate me Emmanuel Macron, ndërsa dita e tij vijonte me telefonatat me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministrin italian, Mario Draghi, presidentin e Zvicrës, Ignazio Cassis, kryeministri i Indisë, Narendra Modi, presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe në fund të ditës me një bisedë virtuale të mesnatës me kryeministrin britanik.

Një ditë më parë, të premten, numri i telefonatave ishte i ngjashëm, po aq dinamik, të gjitha të fokusuara në kërkesat për armë dhe sanksione më të ashpra. Është e vështirë të kuptosh se si Zelensky arriti t’i realizojë gjithë këto thirrje, të thërrasë mbledhje urgjente, të drejtojë ushtrinë e tij dhe të bëjë gjumë për veten.

Dikush që e njeh atë nga afër, thotë: “Ai është shumë i drejtpërdrejtë, shumë pasionant dhe shumë praktik”. Por telefonatat e tij kanë prodhuar suksese të mëdha për Ukrainën dhe kanë ndihmuar në ndryshimin e frymës.

Ritmi i ndryshimeve shoqërore përshpejtohet në shumicën e luftërave, por të shikosh Gjermaninë brenda javës duke bërë një kthesë 180 shkallëshe, të zotohet të rrisë shpenzimet e saj të mbrojtjes në 2% të Bruto Produktit Vendor dhe të bie dakord për heqjen e Rusisë nga sistemi Swift, nuk përbën kthesa të jashtëzakonshme në politika, por shënon një pikënisje në një mendësi të ngjashme sikurse pas luftës së dytë botërore.

Ngjashëm veproi edhe kryeministri italian Mario Draghi, i cili theksoi nevojën e pavarësisë së Italisë nga gazi rus.

Zyra e kryeministrit Draghi hodhi poshtë raportimet se kundërshtoi shkëputjen e Rusisë nga Swifti, duke thënë se çështja nuk ishte shtruar seriozisht në takimet me liderët e G7 javën e kaluar.

Megjithatë, qeveria italiane ka pranuar se Zelensky, përmes shkathtësive të tij, dhe Rusia, me arrogancën e saj, ua kishte lënë në dorë iniciativën vendeve si Britania e Madhe, Kanadaja dhe Franca që të pranonin heqjen e Rusisë nga Swifti.

Por, ndoshta, vendimi më shkatërrues nuk erdhi drejtpërdrejt nga lobimi i pamëshirshëm i Zelenskyt përmes telefonatave të tij.

Disa liderë evropianë besojnë qe ngrirja e tërësishme dhe e papritur e aseteve te bankës qendrore ruse, qe është institucioni më i rëndësishëm financiar rus, do sjellë shkatërrimin e ekonomisë se regjimit të Putinit.

Një zyrtar evropian pranoi se mundësia që ushtria ukrainase të jetë në gjendje t’i përballojë forcat superiore ruse, janë të limituara. Qëllimi i vërtetë është se çmimi për Putinin, ekonomikisht dhe politikisht, të jetë shumë i lartë; aq i lartë sa ta kuptojë se nuk mund të triumfojë sipas kushteve të tij.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci