Të fundit

Dhjetëra të vrarë nga sulmet me raketa në Kharkiv, thotë Ukraina

Dhjetëra njerëz janë vrarë në sulmet me raketa ruse në qytetin ukrainas të Kharkiv, ka thënë këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Herashchenko.

“Kharkovi sapo është qëlluar masivisht nga grada (raketat)”, shkroi ai në Facebook, shkruan Sky News.

“Dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur”, citohet të jetë thënë më tej.

Redaktorja e mbrojtjes dhe sigurisë së Sky News, Deborah Haynes, në Ukrainë, thotë: “Ka pasur një bombardim të tmerrshëm të qytetit të dytë të Ukrainës”.

“Kemi marrë këto raporte nga ministri i Brendshëm për dhjetëra të vrarë, qindra të plagosur në këtë breshëri raketash”.

“Imazhet që po shfaqen, ne duhet t’i verifikojmë ende, por imazhet japin një kuptim se diçka shumë e tmerrshme ka ndodhur në atë qytet në ditën e pestë të konfliktit”.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci