Të fundit

Zelensky kërcënon hapur Putin-in: Askush nuk do e harrojë se çfarë po bën

Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky e ka shpallur Rusinë “shtet terrorist” pas një sulmi me raketa përpara një ndërtese të administratës publike civile në Kharkiv, sulm i cili shkatërroi rrugën jashtë, shpërtheu dritaret e vetë ndërtesës si dhe rrezikoi jetën e njerëve të pranishëm.

Zelensky, duke folur në një video të postuar në Facebook, tha se sulmi në sheshin qendror të Kharkiv ishte “një sulm i hapur, i pa maskuar, terrorist” dhe paralajmëroi presidentin rus Vladimir Putin se “askush nuk do ta falë, askush nuk do të harrojë çfarë po bën”.

Pamjet nga brenda ndërtesës së administratës publike civile në Kharkiv të martën treguan se ajo është dëmtuar rëndë, me tavane të shembura dhe rrënoja të shpërndara përreth.

Zelensky ka akuzuar tashmë Putinin për krime lufte pasi forcat e Moskës përshkallëzuan konfliktin.

Në një fjalim natën vonë drejtuar Rusisë, Zelensky tha se do duhej ‘padyshim një gjykatë ndërkombëtare’ për atë që ai e konsideroi si ‘shkelje e të gjitha konventave’ dhe shtoi se ‘askush në botë nuk do e falë për vrasjen e paqes ukrainase”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci