Të fundit

KOK i dërgon letër mbështetëse Komitetit Olimpik të Ukrainës

Komiteti Olimpik i Kosovës i ka dërguar letër solidarizimi dhe mbështetëse Komitetit Olimpik të Ukrainës, pas ngjarjeve të fundit.

Në letrën e dërguar nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, për homologun e tij, Sergey Bubka, kujtohen vuajtjet e popullit të Kosovës nga lufta e fundit në vendin tonë.

“Në këto ditë të vështira për popullin tuaj, Komiteti Olimpik i Kosovës dhe gjithë populli ynë shpreh solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për kauzën tuaj dhe shpresën për sigurinë tuaj. Ne ndiejmë të njëjtin trishtim me ju, pasi kjo luftë na sjell kujtimet, kur ne po vuanim luftën 23 vjet më parë nga fqinji ynë Serbia”, thuhet mes tjerash në letrën e presidentit Krasniqi.

KOK gjithashtu mbështet fuqishëm sanksionet e vëna nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Federatat Ndërkombëtare Sportive për për sportistët e Rusisë dhe Bjellorusisë.

Presidenti i KO të Ukrainës, Sergey Bubka, i kishte ndarë medaljen e artë olimpike, Distria Krasniqit, në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci