Pamjet e Dashcam janë shfaqur këtë pasdite në momentin kur një raketë ruse ka goditur një ndërtesë banimi në qendër të Chernihiv, në Ukrainën veriore.
Sipas Sky News është ende e paqartë nëse ka pasur viktima.
Më parë, një përditësim i inteligjencës britanike pretendoi se Chernihiv “mbetet në duart e Ukrainës”, pavarësisht ditëve të granatimeve intensive ruse.
Është dita e tetë e agresionit ushtarak rus mbi Ukrainën. Deri më tani janë vrarë dhjetëra persona.
