Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e sotme solemne të Kuvendit me rastin e 24-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, ka thënë se bashkëluftëtarët e Adem e Hamëz Jasharit po mbahen në Hagë për shkak të luftës për liri.
Kryeministri ka thënë se të burgosurit e Hagës po mbahen atje për narrativën e ndërtuar me gjak, e që siç ka thënë, Serbia dëshiron ta rindërtojë me gënjeshtra.
“Është e pamundur të mos e përmend që kur kujtojmë një prej heroizmave më të pashembullt, në Hagë kem i bashkëluftëtarë të Hamëz e Adem Jasharit që mbahen në burg, pikërisht për këtë luftë, për narrativen që e kemi ndërtuar me gjak e Serbia dëshiron ta rindërtojë me gënjeshtra”, ka thënë Kurti.
