Të fundit

66 raste të reja me COVID-19 të shtunën në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 66 raste të reja me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.543 testime, 66 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 533 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.815.517 doza të vaksinës. Deri më sot 817.151 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 98.099 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, njofton MSH.

Tutje, MSH bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

“Sot janë shëruar 252 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.184. Në total numri i rasteve aktive është 1.278”, thuhet në njoftim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci