Për herë të parë në histori, aleanca trans-atlantike e NATO-s ka aktivizuar planet e mbrojtjes për bllokun e shteteve lindore, tha sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken.
Blloku lindor i NATO-s parasheh shtetet baltike, Letoninë, Lituaninë e Estoninë, si dhe Ukrainën e Moldavinë.
“Ne kemi aktivizuar planin e mbrojtjes për bllokun e shteteve lindore dhe kjo ka ndodhur për herë të parë në histori. Shumë aleatë kontribuan me trupa dhe armë”, tha sot Blinken.
“Presidenti Joseph Biden ka vendosur të dërgojë 7000 trupa shtesë në Evropë”, tha Blinken, i cili aktualisht ndodhet në Lituani.
Siç theksoi ai, blloku do të rrisë edhe fondet për ndihmën humanitare në Ukrainë, me qëllim mbrojtjen e territorit të NATO-s.
“Fokusi i Aleancës do të jetë siguria kibernetike dhe energjetike”, bëri me dije Blinken.
