Ministria e Infrastrukturës ka shpronësuar në kundërshtim me vendimet e gjykatave pronat e privatizuara në vitin 2010 nga një kompani private në Han të Elezit.
Shpronësimin e pronave në pronësi të kompanisë “Terminali” Shpk, të cilat gjenden në afërsi të degës doganore në Han të Elezit, e ka bërë të ditur sot ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.
“Ne kemi marrë vendim që përpos zhbllokimit të rrugës që ndodhi javën që shkoj dje kemi marrë vendim që të bëjmë shpronësimin e pronave të cilat janë nën menagjim të AKP-së. Është e drejtë ligjore që Qeveria ti kthej në pronësi të eliminoj çfarëdo mundësie për një bllokim të tillë”, ka thënë Aliu në një konferencë për media.
E një vendim të tillë ministri Aliu e ka arsyetuar me faktin se pronat e shpronësuara i takojnë Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).
Sipas tij vendimet e Gjykatave të cilat i kanë dhënë të drejtë kompanisë “Terminali ShPK”, janë të çuditshme.
“Ne jemi informuar nga AKP-ja se të gjitha parcelat janë të privatizuara, dhe në dy nga ato parcela jemi njoftuar se ka një vendim Gjykate ku i jepet të drejtë operatorëve privat që ta bllokoj pronën e AKP-së. Ky ka qenë një vendim i çuditshëm i Gjykatës pasi në këtë veprim nuk ka qenë e përfshirë as AKP-ja”, ka thënë ai.
Liburn Aliu në konferencë ka deklaruar se transportuesit janë ankuar se që nga viti i kaluar, kompania “Terminali ShPK” i ka detyruar ata të paguajnë 40 euro për të kaluar në atë pronë.
“Kemi filluar veprimet për zhbllokim të terminalit doganorë, respektivisht në rrugën në Hanin e Elezit e cila nga mesi e viti të kaluar ka qenë e bllokuar është kërkuar 40 euro për të kaluar në terminalin i cili ka qenë privat kudo që shkoni diku tjetër prapë duhet të paguhet 40 euro”, ka thënë ai.
Për këtë kontest të shtetit me një kompaninë private “Terminali ShPK” ka edhe vendim të formës së prerë nga Gjykata Supreme e cila i jep të drejtë kompanisë private, ku thuhet se mund të e zhvillojë veprimtarinë në të gjithë pronën e saj.
“Terminali ShPK” e kishte privatizuar pronën e kontestuar nga shteti në vitin 2010 në valën e 10 të privatizimit nga Agjencia e Kosovës për Privatizim (AKP).
Të gjitha vendimet që dyshohet se i shkeli shteti kundër terminalit doganor
