Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pasi sot nuk u miratua Kodi i ri Civil, ku lejon martesat mes gjinisë së njëjtë.
Ahmeti përmes një shkrimi në Twitter tha se barazia nuk ka alternativë.
“Sot në leximin e parë deputetët është desht të votojnë për apo kundër Kodit Civil në parim. Detajet shtohen e hiqen në mes të leximeve. Qaq për thellësinë e diskutimeve në Kuvend. Nga pesë libra diskutimi u shtrydh në një fjali. Edhe në atë fjali turpshëm”, shkroi ai.
Sot në leximin e parë deputetët është desht të votojnë për apo kundër Kodit Civil në parim.
Detajet shtohen e hiqen në mes të leximeve.
Qaq për thellësinë e diskutimeve në Kuvend.
Nga pesë libra diskutimi u shtrydh në një fjali. Edhe në atë fjali turpshëm.
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) March 16, 2022
Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar Kodin e ri Civil. Nga 61 deputetë sa kanë votuar, për ishin 28, kundër 29 dhe 4 kanë abstenuar.
Në sallë ishin 77 deputetë, por 16 prej tyre s’kanë votuar fare.
