Të fundit

Aksident mes tri automjeteve, bllokohet rruga Prishtinë-Pejë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:50 mes dy kamionëve dhe një fugoni në rrugën Prishtinë – Pejë, më saktësisht në fshatin Komoran.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për Paparacin se deri më tani nga ky aksident janë lënduar katër persona.

Ai ka shtuar se rruga Prishtinë-Pejë për momentin është e bllokuar, shkruan Paparaci.

“Deri në këtë moment ndihmë mjekësore kanë kërkuar katër persona të lënduar. Drejtimi i rrugës Prishtinë-Pejë për momentin është i bllokuar”, tha Kelani. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci