Të fundit

Aktakuzë për vrasjen te ”Proper Pizza” në Mitrovicë

Më 12 shkurt të këtij viti, në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicë u vra Mehmet Kurti dhe dy persona të tjerë u palgosën në picerinë ”Proper Pizza”, ku i dyshuari kryesor i këtij rasti ishte Valmir Selimi.

Ndaj Valmir Selimit dhe tre personave të tjerë të përfshirë në vrasje, sot Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë nën drejtim të veprës penale ”Vrasje e rëndë” dhe ”Vrasje e rëndë në tentativë”

Në njoftimin e lëshuar, Prokuroria në Mitrovicë ka njoftuar se në 12 shkurtin e këtij viti, në rrugën ”Bislim Bajgora” në Mitrovicë, i pandehuri L.S me dashje ka privuar nga jeta M.K në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje rreth punëtorëve me pronarin e Proper Pizza në Mitrovicë, A.B vjen një konflikt mes pjesëmarrësëve të dy grupeve, me ç’rast i pandehuri L.S ka nxjerrur pistoletën dhe ka shtënë në viktimën M.K i cili më pas vdes si pasojë e plagëve të marra, ndërkaq predhat e goditën edhe B.H duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Ndër të tjera, theksohet po ashtu se i pandehuri V.I në po këtë datë dhe vend të lartpërmendur ka poseduar, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm, pistoletën e cila i është sekuestruar nga policia e po ashtu në mënyrë kërcënuese ka përdorur pistoletën të cilën e kishte në posedim. Veprime këto që konsiderohen vepra penale si ”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
I pandehuri V.I., datë 12 shkurt 2021, rreth orës 22 e 17 minuta në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicë ka poseduar në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm pistoletën e cila i është sekuestruar nga policia, e po ashtu në mënyrë kërcënuese ka përdorur pistoletën të cilën e kishte në posedim.

Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë, që të pandehurit t`i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe ti dënojë sipas ligjit./Paparaci.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci