Të fundit

NPB-ja fiton rastin në Apel, i hapet rrugë ndërtimit të objektit afarist

Gjykata e Apelit i ka dhënë të drejtë Ndërmarrjes Publike Banesore kundër padisë së Qeverisë së Kosovës, për projektin e ndërtimit të një objekti shumëkatësh.

Kësisoj, i është hapur rrugë procesit të ndërtimit të objektit afarist në partneritet publiko-privat.

Në një aktvendim të nxjerrë sot, Apeli ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore kundër padisë së Qeverisë së Kosovës, konkretisht Ministrisë së Ambientit, për pezullimin e procedurave të ndërtimit të objektit shumëkatësh në Lakrishtë.

“Sot kemi pranuar vendimin edhe prej Gjykatës së Apelit lidhur me pretendimet joprofesionale dhe të motivuara politikisht të Ministrisë së Drejtësisë karshi NPB-së”, njoftoi NPB-ja të mërkurën përmes një komunikate për media, raporton Paparaci.

“Përmes këtij vendimi u vërtetua ajo që kemi thënë që në fillim lidhur me projektin tonë të ndërtimit – ai është tërësisht i ligjshëm”, thuhet në njoftim.

Në muajin shkurt, Gjykata Themelore në Prishtinë e rrëzoi padinë e Qeverisë së Kosovës kundër Ndërmarrjes Publike Banesore.

Projekti për objektin afaristo-banesor në “Lakrishtë”, i cili është iniciuar nga NPB-ja dhe do të ndërtohet në partneritet publiko-privat, ishte pezulluar pas padisë së ushtruar nga Ministria e Ambientit.

Vendimin për pezullim e kishte nxjerrë Ministria e Ambientit në muajin tetor të vitit të kaluar, pas dyshimeve të ngritura për shkatërrim mjedisor përmes azbestit, gjatë rrënimit të objekteve që ndodheshin në pronën e NPB-së.

Asbesti është një material që gjendet në pothuajse të gjitha ndërtesat e vjetra në kryeqytet.

Kontrata, përmes Avokaturës Shtetërore, është dërguar me Kallëzim Penal në Prokurori Speciale e cila veten e ka shpallur jo kompetente dhe është iniciuar rast në Gjykatën themelore për anulimin e kontratës.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci