Të fundit

Nis ceremonia mortore për Albrightin, të pranishëm edhe Osmani e Kurti

Liderët politikë dhe personalitete të shumta amerikane e botërore janë mbledhur për ta nderuar figurën e Medeleine Albrightit të mërkurën.

Albright, e cila ka qenë gruaja e parë në SHBA që ka shërbyer si Sekretare e shtetit, do të varroset pas ceremonisë mortore që po mbahet në Katedralen Kombëtare në Washington.

Në ceremoni po merr pjesë edhe presidentja dhe kryeministri i Kosovës, me ftesën e familjes së Albrightit.

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë takuar me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken para ceremonisë dhe pritet që gjatë vizitës së tyre në SHBA të zhvillojnë edhe takime të tjera.

Albright në Kosovë kujtohet si një heroinë, e cila i dha vulën përfundimit të luftës në vitin 1999. Ajo vlerësohet se pati ndikim të madh për ta bindur SHBA-në dhe botën për krimet serbe që po kryheshin në Kosovë nga ushtria dhe policia serbe.

Albright vizitoi tri herë Kosovën: më 1999, 2005 edhe 2019. Në kohë paqeje, tre vjet para se Kosova ta shpallte pavarësinë, mbahet mend për fjalimin e saj të fuqishëm në Kuvendin e Kosovës.

“Së bashku ne u betuam se në Kosovë kurrë më nuk do të vinin natën njerëzit me pushkë; kurrë më nuk do të digjeshin shtëpi dhe fshatra, kurrë më nuk do të kishte terror dhe varreza masive. Kurrë më nuk do të ketë njerëz në Kosovë që jetojnë në frikë”, pati thënë ajo më 2005.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci