Të fundit

Besnik Bislimi deklarohet pas arritjes së marrëveshjes për energjinë

Besnik Bislimi është deklaruar pas miratimit të udhërrëfyesit për zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të dialogut të Brukselit.

Ai shkruan se me këtë udhërrëfyes mundësohet faturimi energjisë elektrike në 4 komunat veriore.

“Më në fund kemi miratuar Udhërrëfyesin e Implementimit për Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2013 dhe 2015. Kjo mundëson faturimin e energjisë elektrike në 4 komunat veriore të Kosovës, sipas ligjeve dhe sistemit rregullativ të Kosovës”, shkruan ai.

Ndryshe, pas miratimit të këtij udhërrëfyesi është deklaruar edhe përfaqësuesi i BE-së për negociatat Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai e ka konsideruar një udhërrëfyes të tillë “hap të madh”.

“Me kënaqësi të njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo miratuan Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara”, ka shkruar Lajçak.

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për Energjinë

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci