fbpx

Të fundit

Saranda Bogujevci vesh ‘Fustanin e Kuq’ që simbolizon migrimin

Instalacioni “The Red Dress” nga artisja, Kristie Macleod, pas shumë paraqitjeve nëpër botë, tanimë ka ardhur edhe në Prishtinë, me ç’rast së fundmi edhe deputetja Saranda Bogujevci menjëherë e kuptoi mesazhin e ‘Fustanit të Kuq’ që vjen nga puna e organizatës ‘Sister Stitch’, të cilët janë nga qyteti i saj i lindjes, Podujevë, duke u prezantuar me atë veshje, përcjell KultPlus.

Saranda është konsideruar një model i rëndësishëm për popullin e Kosovës. Ajo mbijetoi 16 plumba dhe humbi 8 anëtarë të familjes së saj të afërt duke përfshirë nënën dhe dy vëllezërit gjatë një masakre të kryer nga Serbia gjatë spastrimit brutal etnik të shqiptarëve në krahinën e sajnë 1998-99.

Katër vjet më vonë kur Saranda ishte 18 vjeç, ajo dhe tre kushërinjtë e saj u bënë shqiptarët e parë etnikë që dëshmuan para një gjykate serbe për mizoritë e kryera nga forcat nën Sllobodan Millosheviç. Falë dëshmive të tyre, pasuan disa dënime, shkruan KultPlus.

Tani në moshën 35 vjeç, Saranda është një nga krijueset e ndryshimeve në vend dhe është nënkryetare e Parlamentit. Edhe pse traditat patriarkale të Kosovës janë ende të forta, gratë po fitojnë përfaqësim më të madh politik në Kosovë – 43 vende në Parlament (36% e dhomës) tani i zënë gratë.

Projekti i Fustanit të Kuq, i ideuar nga artistja britanike Kirstie Macleod, përcjellë një platformë artistike për gratë në të gjithë botën, shumë prej të cilave janë të margjinalizuara dhe jetojnë në varfëri, për të treguar historitë e tyre personale përmes qëndisjes.

Gjatë 12 viteve, nga viti 2009 deri në vitin 2021, Fustani i Kuq udhëtoi nëpër botë duke u qëndisur vazhdimisht. I krijuar nga 73 copa mëndafshi, ky krijim është punuar nga 231 gra dhe 4 burra, nga 28 vende të botës, si nga Palestina, Ruanda, Kongo, Afrika e Jugut, Meksika, Egjipti, Japonia, Franca, Suedia, Argjentina etj… Ndër të tjerash, edhe gratë nga Kosova, kanë vendosur shenjën e tyre në këtë krijim artistik.

Gratë kosovare të përfshira në këtë projekt, bëjnë pjesë në organizatën ‘Sister Stich’, grup refugjatësh femra që u larguan nga vendi gjatë konfliktit të armatosur në 1998-99.

Tani të kthyer në qytetin e tyre të lindjes, Podujevë, këto gra po rindërtojnë jetën e tyre me ndihmën e qëndisjes. Për përvojën e tyre në projektin ‘The Red Dress’, Feride dhe Fatime Hallili nga ‘Sister Stitch’ tregojnë se si krijuan një qëndisje të bukur me fije të bardhë duke karakterizuar zogjtë të cilët simbolizojnë kështu migrimin gjatë viteve 1990.

Artisja prapa këtij projekti, Kristie Macleod, është një artiste britaneze e specializuar në Dizajn Tekstili dhe punimet e saj kanë një laramani të krijimtarisë që nga qëndisja, fotografia, filimi, piktura, vizatimi e instalacion.

Një projekt qëndisje 12 vjeçar, fitues i çmimeve globale bashkëpunuese nga viti 2009 deri në vitin 2021, ka ardhur për publikun kosovar për të treguar historinë përmes artit të bashkuar të qëndisjes.

Fustani është qëndisur nga gra refugjate nga Palestina, refugjate që u strehuan në Manchester nga lufta në Kosovë, Ruandë dhe RD Kongo, gra në Afrikën e Jugut, Meksikë dhe Egjipt, gra në Kenia, Japoni, Paris, Suedi, Peru, Republikën Çeke, Dubai, Afganistan, Australi, Argjentinë, Zvicër, Kanada, Tobago, ShBA, Rusi, Pakistan, Uells, Kolumbi dhe Mbretëri të Bashkuar, si dhe studio të qëndisjes në Indi dhe Arabi Saudite.

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparci