Të fundit

Kawasaki do të orientohet në motoçikletat elektrike deri në vitin 2035

Kompania Kawasaki Heavy Industries (KHI) njoftoi se do të zhvendosë gamën e produkteve të saj në modelet elektrike deri në vitin 2035.

Sipas njoftimit të bërë nga prodhuesi japonez i motoçikletave, kompania planifikon të kalojë në modele miqësore me mjedisin, përfshirë segmentin elektrik.

Në këtë drejtim, Kawasaki, do të lançojë 10 modele me bateri, përfshirë hibridet, deri në vitin 2025, ndërsa shumicën e motoçikletave të saj me elektrik do t’i prodhojë deri në vitin 2035.

Nga ana tjetër, kompania gjithashtu njoftoi se është duke punuar për prodhimin e një motori të ri të që do të furnizohet me hidrogjen. /AA

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci