Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha e ka krahasuar politikën e kryeministrit Albin Kurti me atë të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq, të dënuar për krime lufte.
Sipas Berishës, Kurti e ka shkollën e njëjtë politike sikurse të Millosheviqit në raport me ndërkombëtarët.
Në një deklarim për Euronews, Berisha tha se përplasja e Kurtit me ndërkombëtarët ishte e gjitha një skenar, sipas tij, për të arsyetuar implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.
“Ky tani e bëri gjithë këtë skenar, gjithë këtë aferë, për ta arsyetuar implementimin e marrëveshjes. Kjo është shkolla e tij, njësoj sikurse e Millosheviqit”, ka thënë Berisha, transmeton Paparaci.
“Para disa ditësh, Kurti e ka thënë se ‘Millosheviqi i arriti të gjitha duke u përplasur me bashkësinë ndërkombëtare’. Ai e ka shkollën e njëjtë me Millosheviqin”, ka thënë Berisha.
