Të fundit

Si ndikon eklipsi në shenjën tënde?

Më 8 prill 2024, qielli u errësua nga një eklips diellor që ndodhi në shenjën e Dashit. Hëna në këtë shenjë eklipsoi diellin duke krijuar pamje spektakolare në qiell, por duke sjellë edhe ndryshime të reja për çdo shenjë.

Dashi

Një nga ndjesitë me negative për ty është se ke frikë se mos prek fundin dhe jeta të merr një drejtim tjetër. Ti gjithë kohës ke tendencën ta vrasësh mendjen për vlerat e gjërave që të rrethojnë dhe shpeshherë nuk shijon ato që ke vërdallë vetes. Ky eklips të thotë të përqendrohesh më shumë tek e tashmja dhe të përjetosh momentet që ndodhin në këtë realitet.

Demi

Mendimet e tipit: “Duhet të jem një person më i suksesshëm” apo “S’duhet ta kisha bërë atë veprim” janë ato që të mundojnë zakonisht. Ti duhet ta kuptosh që t’i flasësh vetes në mënyrë negative nuk të çon askund, përkundrazi, krijon një mendësi toksike që të mbush mendjen ty se nuk do të mund të realizosh ëndrrat që dëshiron të realizosh.

Binjakët

Miqtë që mbajnë pranë bëjnë diferencën dhe ti duhet ta dish mirë. Si një shenjë sociale, duhet të ndash vlerat, qëllimet, si dhe të ushqesh zjarrin e pasionit në një lidhje. Ti rrethohesh nga njerëz që të ndihmojnë të ecësh në rrymën e duhur dhe nuk të braktisin kur ke nevojë për ta. Ky eklips të këshillon të shohësh me vëmendje rrethin tënd të ngushtë dhe të vlerësosh personat që ke pranë.

Gaforrja

Ky eklips, i cili pasohet me një Hënë të re, sjell një dëshirë të madhe reflektimi dhe manifestimi. Gjendesh në një pozicion të mirë në jetën tënde dhe meriton ta llastosh veten për të gjithë arritjet, fuqizimin dhe përkushtimin që ke bërë dhe treguar këto kohë. Reflekto mbi gjërat që ke bërë dhe rikujtohu se sa i rëndësishëm është shijimi i procesit.

Luani

Të dish është diçka shumë e mirë, por të përdorësh si duhet informacionin që ke marrë, është edhe më e rëndësishme. Universi të këshillon që këtë periudhë t’u qëndrosh sa më larg thashethemeve dhe paragjykimeve. Në momentin që do të përqafosh një mendësi më të mirë, do ta kuptosh se sa shumë përpara do të bësh.

Virgjëresha

Jeta nuk është thjesht luftë dhe dashuri, e dashur Virgjëreshë. E vërtetë është që ndonjëherë ndodhin gjëra shumë të këqija dhe ti s’ke gjë në dorë, përpos faktit që duhet të ulesh dhe të reflektosh për ndjesitë dhe përvojat e tua. Lejoje veten të shprehet, mund të qash dhe të nxjerrësh jashtë gjithçka që të mundon, në mënyrë që më vonë të fuqizohesh.

Peshorja

Mund të përjetosh zemërthyerjen në këtë eklips dhe të përzësh nga jeta jote vizitorë të tjerë potencialë në aspektin romantik. Mos u dekorajo, pasi universi ka plane për ty. Edhe nëse nuk je në një lidhje dashurie, do të zbulosh dëshirat e tua më të thella dhe do të marrësh guximin që t’i kërkosh një takim dikujt që ke qejf.

Akrepi

Dil nga mendja jote dhe mos bjer pre e “paralizës” mendore. Nëse do të shprehesh e të qash, bëje! Në vend që të parashikosh “fatin” dhe të mendosh për gjëra që ende nuk kanë ndodhur ose që nuk ka gjasa të ndodhin, jeto në moment dhe nëse me patjetër do që të shqetësohesh për diçka, të paktën, gjej zgjidhje për problemet aktuale.

Shigjetari

Do apo s’do, ti e gjen gjithnjë veten në momente argëtuese. Megjithatë, temperamenti yt shumë i sinqertë, të bën shpeshherë njeriun më pak të preferuar në një vend të caktuar. Ki kujdes me mënyrën si i thua gjërat. Këtë periudhë, qëndro i/e hapur për dashurinë, pasi me shumë mundësi, dikush nga e shkuara do të të vizitojë.

Bricjapi

Qartazi, të kryesh 100 detyra që të shmangës ndodhitë e jetës tënde, nuk është mënyra më e mirë për të jetuar. Universi po të flet me zë të lartë dhe të qartë: Kushtoju vëmendje problemeve që po ndodhin përreth teje, veçanërisht në shtëpi. A janë familjarët mirë? A ka diçka që duhet rregulluar në shtëpinë tënde? Ktheu te gjërat bazike dhe mos i bëj bisht realitetit.

Ujori

Cila është shprehja jote e preferuar, Ujor? Foli vetes me më shumë dashuri dhe prano se nuk je një njeri perfekt. Je thjesht një person që po gjen vetveten në botë dhe ndërkohë, po mundohesh të kënaqësh veten dhe të tjerët. Më shumë pozitivitet dhe dashuri për mënyrën se si e sheh veten dhe të tjerët.

Peshqit

A ke marrë ndonjë moment këto kohë që të reflektosh mbi gjërat që të duhen? Nëse je ndierë i/e lumtur gjatë kësaj kohe, gjithnjë mund të kthehesh mbrapsht dhe të shohësh objektet dhe vlerat që e kanë bërë jetën tënde më të bukur, shkruan anabel. Bëj një pushim nga presioni për t’u përshtatur dhe sigurohu që të lumturohesh.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci