Të fundit

Kamberi: Serbia po i ndal te “Dheu i Bardhë” shqiptarët nga Lugina e Preshevës

Të rinj shqiptarë nga Lugina e Preshevës po ndalen sot nga autoritetet kufitare serbe në pikën kufitare te “Dheu i Bardhë” duke u mbajtur me orë të tëra.

Kështu njofton deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, raporton Paparaci. Ai thotë se kjo masë represive ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, po ndërmerret, krahas masave të njëjta që po ndërmerren ndaj shiptarëve të Kosovës nëpër pikëkalimet kufitare serbe, sidomos, në kufirin me Kroacinë.

“Serbia, sot, po e shkelë brutalisht Marrëveshjen për tabelat e regjistrimit dhe po e cënon rëndë të drejtën fundamentale të njeriut “qarkulimin e lirë”. Këto masa po ndërmerren si masa retorzive pas hapit të rëndësishëm të Republikës së Kosovës për anëtarësim në KE.

Ndalesat nëpër kufij, patrullat policore dhe retorika e shfrenuar antishqiptare që po aplikohen ditët e fundit janë përsëritje e masave të agresionit të Serbisë ndaj shqiptarëve. Bashkimi Evropian dhe institucionet tjera ndërkombëtare duhet të dalin me reagim të fuqishëm ndaj represionit që po e ushtron shteti “pretendent për BE”, thotë Kamberi.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci