Të fundit

Ishulli Shikoku i Japonisë goditet nga një tërmet 6.6 rihter, raportohet për disa të lënduar

Një tërmet me magnitudë 6.6 rihter ka goditur bregun perëndimor të ishullit Shikoku të Japonisë, të mërkurën.

Epiqendra e tërmetit ishte në ishte në kanalin Bungo, një vijë që ndan ishujt Kyushu dhe Shikoku, me thellësi prej 39 kilometra.

Sekretari kryesor i kabinetit të qeverisë së Japonisë, Yoshimasa Hayashi, ka thënë se janë raportuar disa lëndime të lehta.

Një grua në Ainan rreth të 70-tave u dërgua në spital pasi u rrëzua, sipas një departamenti lokal të zjarrfikësve.

Në Sukumo, po zhvillohen plane për hapjen e 10 qendrave të evakuimit.  Agjencia Meteorologjike fillimisht raportoi se tërmeti ishte me magnitudë 6.4, por më vonë e rishikoi shifrën dhe deklaroi e 6.6 rihter, shkruan Japan Times, transmeton Paparaci.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci