Të fundit

MPB-ja me komunikatë: Pesë policë janë liruar, pesë të tjerë janë ende në mbajtje, përfshirë zëvendës-drejtorin Jankoviq

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate të para pak çasteve ka dhënë se zëvendës-drejtori Jankoviq vijon të mbahet nga autoritetet serbe.

Bashkë me të janë edhe katër policë të tjerë që po mbahen, ndërsa një grup prej pesë policësh veçse janë liruar, përcjell Paparaci.

Tutje thanë se janë në koordinim të vazhdueshëm me MPJD-në lidhur me “inatin” serb për votimin e djeshëm në Asamblenë e Përgjithshme të KiE-së.

Komunikatë për media

Ministria e Punëve të Brendshme dënon ashpër aktin e paprecedentë të Serbisë me ndalimin e qindra qytetarëve tanë dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të qytetarëve dhe zyrtarëve policorë të ndaluar.

Pas fitores së djeshme të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku me shumicë votash u miratua Raporti i cili rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, Serbia ka aktivizuar metodat e saj të hakmarrjes duke keqtrajtuar sot qytetarët tanë që po udhëtonin përmes territorit të saj.

Nga mëngjesi i hershëm janë targetuar autobusë dhe automjete që po transportonin qytetarët tanë nga perëndimi drejt Kosovës apo anasjelltas, duke i ndaluar ata, duke i’u konfiskuar dokumentet personale dhe duke i intervistuar pa asnjë arsyetim paraprak. Qytetarët tanë janë mbyllur në zyret e autoriteteve të Serbisë me orë të tëra dhe nga persona të ndryshëm janë intervistuar për pjesëmarrjen apo lidhjet e tyre eventuale me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës apo me luftën në Kosovë.

Ky akt i Serbisë duke i’u ndaluar lëvizjen dhe duke i maltretuar për mbi 20 orë qytetarët tanë pa dallim moshe dhe gjinie, shkelë çdo normë njerëzore e mbi të gjitha është shkelje flagrante e Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Që nga mëngjesi i sotëm është duke u mbajtur në ndalim pa asnjë sqarim edhe Zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb Dejan Jankovic.

Sipas informacioneve që posedojmë, Zëvëndësdrejtori Jankovic është dërguar në Rashkë dhe duke njohur këtë praktikë të përsëritshme të Serbisë ndaj qytetarëve dhe zyrtarëve policor, i njëjti intervistohet nga akterë të ndryshëm shtetërorë të Serbisë.

Institucionet përkatëse janë në proces të sigurimit të informacioneve të sakta për të sqaruar situatën e krijuar por nga ato që posedojmë deri tash, në ndalim kanë qenë 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës (shqiptarë dhe serb) të cilët janë ndaluar në kalimet kufitare Merdar, Jarinje, Dheu i Bardhë dhe në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë. 5 nga ta janë liruar ndërsa 5 ndodhen akoma në mbajtje, duke përfshirë edhe Zëvëndësdrejtorin Jankovic.

Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe institucionet përkatëse janë duke përcjellur me vëmendje informatat e pranuara dhe të njëjtat janë duke u ndarë edhe me partnerët ndërkombëtar.

I bëjmë thirrje autoriteteve të Serbisë për lirim të menjëhershëm të gjithë qytetarëve dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të ndaluar pa asnjë arsyetim dhe në shenjë hakmarrje për Republikën e Kosovës. Ndërkaq, kërkojmë nga i gjithë faktori ndërkombëtar të dënohet fuqishëm kjo sjellje e Serbisë karshi qytetarëve të Republikës së Kosovës. Të tilla akte janë bërë vazhdimisht nga ky shtet për çka ritheksojmë se në burgjet e Serbisë tashmë ka shumë qytetarë që mbahen padrejtësisht për të njëjta motive ndaj vendit tonë.

Duke pasur parasysh situatën e sigurisë dhe gjuhën e vazhdueshme kërcënuese të Serbisë, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve tanë për shmangie të udhëtimit përmes Serbisë.
Institucionet e Republikës së Kosovës për të qenë në dispozicion të bashkatdhetarëve dhe qytetarëve tanë ka aktivizuar numrat emergjent ku mund të kontaktoni:

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar: 0800 500 95
Qendra Operative e Policisë së Kosovës: 0800 199 99,
si dhe në numrat: 046 51 00 51 dhe 046 41 00 41

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci