Të fundit

Gazetari nga Presheva: Serbia i ndaloi edhe serbët që janë pjesëtarë të FSK-së

Agon Islami, gazetar nga Presheva, ka folur për problemet që janë duke i hasur shqiptarët e Luginës nga e dita e marte, pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Islami ka deklaruar se policia serbe në pikat kufitare me Kosovën i ka ndaluar edhe i ka marrë në pyetje edhe qytetarët serbë që janë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Si rezultat i vendimit të mbrëmshëm që nga sot ka filluar ndalimi i qytetarëve shqiptarë në dalje me Serbi, respektivisht në hyrje me Kosovën, ku janë ndaluar dhjetëra qytetarë shqiptar dhe disa prej tyre janë intervistuar. Pra, bëhet fjalë për shqiptarët e Luginës së Preshevës që kanë bërë një hyrje nga shtetet fqinje apo së fundi e kanë frekuentuar edhe Evropën”, tha ai për Klan Kosova.

“Disa nga të ndaluarit janë edhe qytetarë të komunitetit serbë që sipas burimeve jo zyrtare kanë qenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ata janë mbajtur deri në ora 16:00 të gjithë pa ndonjë arsye janë liruar me një vendim të përgjithshëm”, ka thënë Islami.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci