Të fundit

Tajvani reagon ashpër ndaj deklaratës së Vuçiqit se Tajvani është pjesë përbërëse e Kinës

Ministria e Punëve të Jashtme e Tajvanit ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së përbashkët të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me presidentin e Kinës, Xi Jinping, të datës 8 maj, në të cilën në mënyrë të rreme thuhet se “Tajvani është pjesë përbërëse e territori kinez”, është publikuar në një kumtesë për media nga kjo ministri.

Ata theksojnë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe ai kinez Xi Jinping nënshkruan “Deklaratën e përbashkët e Republikës së Serbisë dhe Republikës Popullore të Kinës për Thellimin dhe Përmirësimin e Partneritetit Gjithëpërfshirës Strategjik dhe Ndërtimin e një Komuniteti Kinezo-Serb me një të Ardhme të Përbashkët në një Epokë të Re” më 8 maj, transmeton Paparaci.

“Në të është pretenduar se Serbia me vendosmëri mbështet “parimin e një Kine” dhe pretendon në mënyrë të rreme se “Tajvani është pjesë e patjetërsueshme e territorit kinez”. Ministria e Punëve të Jashtme shpreh një protestë zyrtare kundër Serbisë dhe Kinës, të cilat injoruan status quo-në përmes ngushticës së Tajvanit dhe bashkërisht e mohuan statusin sovran të vendit tonë”, theksohet në kumtesë.

Ata më pas shtuan se Ministria e Punëve të Jashtme përsërit se Tajvani është një vend sovran dhe i pavarur dhe nuk është i lidhur me Republikën Popullore të Kinës.

“Republika Popullore e Kinës nuk e ka qeverisur kurrë Tajvanin. Çdo deklaratë që shtrembëron statusin sovran të Tajvanit nuk do të ndryshojë situatën aktuale në ngushticën e Tajvanit dhe faktet objektive të njohura ndërkombëtarisht. Si një anëtar i rëndësishëm i kampit demokratik global, vendi ynë do të vazhdojë t’i përmbahet vlerave të demokracisë dhe lirisë, bashkohet në mënyrë aktive me miqtë dhe vendet me ideale të ngjashme dhe punon së bashku për të ruajtur demokracinë globale dhe rajonale, si dhe paqen dhe stabilitetin”, përfundon kumtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Tajvanit./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci