Kuvendi i Kosovës ka dështuar për herë të tretë brenda ditës të zgjedhë dy gjyqtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.
Në votimin ku morën pjesë 79 deputetë, Ertrur Maloku mori 43 vota, Bardh Bokshi 41 vota, kurse Hilmi Jashari 18 vota. Ndërkaq, 5 fletëvotime kanë qenë të pavlefshme.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, njoftoi se pas dështimit të sërishëm të votimit të kandidatëve, do të përsëritet konkursi për zgjedhjen e gjyqtarëve.
Nis raundi final i votimit për gjykatës të Kushtetueses

Etrur Maloku, Bardh Bokshi dhe Hilmi Jashari janë tre kandidatët në garë për dy pozita të lira të gjykatëve të Gjykatës Kushtetuese.
Tre kandidatët kanë kaluar në raundin e tretë të votimit, pas dy raundeve paraprake të votimeve që elimunuan dy kandidatët e tjerë të rekomanduar nga Komisioni Parlamentar për Legjislacion.
Shukri Sulejmani dhe Vigan Qorrolli, u ‘rrëzuan’ nga gara sipas votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës në raundin e parë, përkatësisht të dytë të votimeve.
Vigan Qorrolli dështon përfundimisht të bëhet gjyqtar i Kushtetueses

Vigan Qorrolli nuk do të vazhdojë më garën për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, procesi i përzgjedhjes të së cilëve është duke u zhvlluar sot në Kuvendin e Kosovës.
Juristi, i etiketuar si mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje, është rrëzuar në raundin e dytë të votimit.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë duke votuar sot për dy pozitat e lira të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese, raporton Paparaci.
Ndërkaq, kandidati tjetër, ish-Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ka kaluar në raundin e tretë të votimit.
Në një proces të veçantë votimi mes dy kandidatëve, të cilët në votimin e parë të raundit të dytë morën numër të barabartë votash, Hilmi Jashari mori 38 vota kundrejt Vigan Qorrollit që mori 25 vota.
Në raundin e tretë të votimit, Jashari është në garë me dy kandidatët e tjerë: Etrur Maloku dhe Bardh Bokshi.
Garë “fyt-a-fyt” për raundin final të zgjedhjes së gjyqtarëve të Kushtetueses
Ish-Avokati i Popullit, Hilmi Jashari dhe juristi Vigan Qorrolli, i etiketuar si mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje, i janë nënshtruar një votimi për të kaluar në raundin e tretë të procesit të zgjedhjes së dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Në raundin e dytë të votimit, Jashari dhe Qorrolli, kandidatë për dy pozita të lira në Gjykatën Kushtetuese, morën nga 18 vota secili.
Kësisoj, asnjëri prej tyre nuk u eliminua nga gara dhe si pasojë asnjëri nuk kaloi në raundin e tretë të votimit.

Për këtë, deputetët kanë filluar sërish votimin e vetëm dy emrave: Hilmi Jasharit dhe Vigan Qorrollit.
“Po fillojmë me këtë pjesë specifike të votimit për dy kandidatët të cilët kanë marrë numër të barabartë të votave. Njëri prej tyre do t’i bashkohet dy të tjerëve për raundin e tretë të votimit”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca, në seancën e së mërkurës.
Në raundin e tretë, pas dy raundesh votimi kanë kaluar Etrur Maloku dhe Bardh Bokshi.
Dështon përsëri zgjedhja e dy gjyqtarëve të Kushtetueses
Kuvendi i Kosovës ka dështuar për herë të dytë brenda ditës të zgjedhë dy gjyqtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.
Asnjëri nga katër kandidatët e propozuar nga Komisioni Parlamentar për Legjislacion, nuk kanë arritur të marrin votat e mjaftueshme të deputetëve, në një votim të mbajtur në seancën e kuvendit të mërkurën.
Etrut Maloku, mori më së shumti vota, 49, por të pamjaftueshme për t’u zgjedhur gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.
Shukri Sulejmani, kandidati i pestë, është eliminuar sot nga gara si pasojë e numrit më të vogël të votave në këtë raund të votimit.
