Të fundit

Boksierët kosovarë të gatshëm të “godasin” në Beograd

Boksierët e Kombëtares së Kosovës do të marin pjesë në kampionatin botëror i cili do të mbahet në Beograd nga 24 tetori deri më 6 nëntor.

Boksierë nga Kosova do të përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Botëror ku do të marrin pjesë 105 shtete me 650 boksierë.

Boksierët do të garojnë në tri kategori: 54 kg – Bashkim Bajoku,63.5 kg – Shpëtim Bajoku dhe 71 kg. – Patriot Behrami.

Ata kanë vazhduar me përgatitjet dhe nga 6 tetori janë në përgaditje të përbashkëta me selektorin Besim Brahimin dhe trajnerin Lirim Shllaku.

Selektori Besim Brahimi është shprehur i kënaqur me formën e boksierëve dhe shpreson të kthehen me medalje nga ky kampionat botëror.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci