Të fundit

Pique i jep fitoren Barçës

Barcelona ka arritur të shënojë fitore me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e luajtur sot në kuadër të Uefa Champions League.

Loja filloi me sulme te menjëhershme nga katalunasit pasi që vetëm fitorja do t’i mbante në garë për dalje nga grupi.

Sergino Dest rrezikoi i pari që në minutën e dytë, por pa sukses.

Lukk de Jong kishte dy raste të mira në minutat 19’ dhe 21’, por pa fat.

Golin për Barcelonen e shënoi Gerard Pique pas një harkimi të Jordi Alba në minutën e  36-të.

Viktor Tsygankov kishte rastin e vetëm për Dinamo Kievin në minutën e 71-të, por nuk qëlloi në portë.

Coutinho kishte dy raste në minutat e fundit të ndeshjes, mirëpo as ai nuk arriti të shënonte.

Kjo ishte  fitorja  e parë e katalunasve në fazën e grupeve.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci