Një njësit i Policisë së Kosovës ka arrestuar disa persona në rrugën Mbreti Peter I, afër Bankës NLB, në Mitrovicë të Veriut të hënën në mesnatë.
Pamjet janë publikuar nga portali lokal Kossev.
Sipas pamjeve, policia i shtrin për tokë dhe më pas i shoqëron në automjetin policor dy persona.
Nuk dihen rrethanat apo arsyeja pse këta persona janë arrestuar.
