Të fundit

Mbyllet Elbasan Arena

Stadiumi i qytetit të Elbasanit “Elbasan Arena” është mbyllur përkohësisht për shkak të punimeve në terenin sportiv.

Fillimisht në Kukës kishin programuar që ndeshja e kësaj jave me Vllazninë të luhej në Elbasan, aty ku verilindorët prej vitesh zhvillojnë ndeshjet si pritës.

Mirëpo, “Elbasan Arena” do të bëjë disa ditë “stop”, pasi tapeti ka nevojë për një fazë rikuperimi, për shkak të ndeshjeve të shumta që janë zhvilluar përgjatë dy muajve, raporton PanoramaSport.

Pritet të ketë një mbjellje të barit dhe rrjedhimisht gjatë kësaj jave do të duhet të jetë pushim, duke detyruar verilindorët që të shohin për një tjetër impiant.

Gazeta edhe më herët e pati ngritur si shqetësim faktin që ky stadium nuk bënte asnjëherë pushim, duke rrezikuar edhe degradimin e tij. Megjithatë, me përfundimin e “Air Albania”-s, të stadiumit Laçit, atij të Durrësit dhe së fundmi Kukësit, në Elbasan nuk do të ketë më atë fluks ndeshjesh që u luajtën përgjatë këtyre dy muajve.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci