Të fundit

Saranda Daci debuton në Superligën Turke

Saranda Daci ka debutuar në elitën e basketbollit turk, për skuadrën e Bursaspor që pësoi humbje nga Antalya 76:75.

Për debutimin, Daci është shprehur e lumtur për paraqitjen e saj.

“Kjo ka qenë ndeshja e parë për mua në Ligën e Turqisë, ishte një ndjenjë e mirë dhe e veçantë për mua, për shkak se ishte ndeshja debutuese dhe shumë dramatike, sa që edhe humbëm në sekondat e fundit për vetëm një pikë”, është shprehur Daci për faqen zyrtare të FBK-së.

Ajo foli edhe për debutimin e saj. “Ka qenë një paraqitje e mirë, pasi për 18 minuta sa isha në lojë kisha gjashtë pikë, pesë kërcime, katër asistime, një top të vjedhur dhe një bllokadë. Kam marrë besim se mund të jap edhe më shumë në ndeshjet tjera, ku së bashku me vajzat e ekipit do të luftojmë për më të mirën deri në fund”, shtoi tutje basketbollistja pejane.

“Të luaj në një ligë, siç është kjo në Turqi do ta cilësoja si një vlerë të madhe në karrierën time”, përfundoi Saranda Daci.

Kujtojmë se qendra kosovare më parë ka luajtur edhe në Superligën e Republikës së Çekisë, kurse në Kosovë ka fituar shumë trofe me Penzën, Prishtinën dhe Bashkimin.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci