Të fundit

Zyrtare: Konfirmohen dy mungesat e Zvicrës kundër Kosovës

Dy mbrojtësit e Kombëtares së Zvicrës, Manuel Akanji dhe Silvan Widmer, do të mungojnë në sfidën miqësore ndaj Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur sot në një konferencë për media Murat Yakin, selektori i Kombëtarës së Zvicrës.

Yakin tha se mbrojtësit e Borussia Dortmundit, respektivisht Mainzit në Gjermani, vuajnë nga lëndime të lehta.

Kësisoj, dy futbollistët që luajtën nga fillimi në miqësoren kundër Anglisë të shtunën, janë larguar nga grumbullimi i kombëtares helvete. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci