Interi e ka fituar derbin e Italisë kundër Juventusit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 31 në Serie-A.
“Zonja e Vjetër” e nisi fuqishëm ndeshjen duke e mbajtur skuadrën e Inzaghit të mbyllur në mbrojtje, por mungoi efikasiteti para golit, raporton KosovaPress.
Ndryshimi i rezultatit erdhi në minutën e 45′ me Interin që shënoi për 1:0 nga penalltia përmes Hakan Calhanaglu.
Edhe një pjesën e dytë Juventusi ishte skuadër më kërkuese, por asgjë nuk ndryshoi deri në fund të ndeshjes dhe tri pikët i takuan Interit që tani shkon në kuotën e 63 pikëve në vendin e tretë dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa Juventusi pozicionohet i katërti me 59 pikë.
